Paralajmërimi i Doganës për personat që mashtrojnë me kilometrat e veturave në zhdoganim

06 shtator 2019 | 10:03

Disa pronarë të veturave po vazhdojnë të mashtrojnë me kilometrat e kaluara të veturave të tyre, në atë mënyrë që t’i ikin pagesave më të larta në doganë.

Për këtë, Dogana e Kosovës ka lëshuar sot një komunikatë, nga ku ka bërë me dije se do të aplikohen gjoba financiare ndaj atyre personave që ia rrisin kilometrat veturave të tyre.

Njoftimi i plotë i Doganës së Kosovës:

Dogana e Kosovës informon të gjithë qytetarët se është duke hasur në raste kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të tentimit të pagesës më të ulët. Kodi doganor i Kosovës, neni 276, për shkak të shmangieve në detyrimet doganore aplikon gjoba financiare ndaj personave që i kanë paraqitur për zhdoganim veturat.

Gjate javës së kaluar si dhe gjatë kësaj jave (26.08.2019 deri 04.09.2019) ka identifikuar 8 raste të veturave (që të gjitha janë penalizuar me rreth 5 000 euro gjoba), te cilat jen paraqitur për zhdoganim, ku pas verifikimit te kilometrave, janë identifikuar se kemi te bëjmë me mashtrim në kilometra (kanë deklaruar me shume kilometra se sa qe realisht i ka vetura).

Dogana e Kosovës-sektorët përkatës do te vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave që do të zhdoganohen prandaj i bëjmë apel te gjithë qytetarëve, që mos të bien pre e personave të pa ndërgjegjshëm, të cilët munden edhe t’i ofrojnë ofertat për manipulime të kilometrazhit të veturës, me qellim shmangieje nga detyrimet doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prapë do t’i paguan qytetari që e zhdoganon veturën.

Dogana e Kosovës do të vazhdon drejt misionit të vetë, zbatimit të ligjit në fushë veprimtarinë përkatëse.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy seenatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy do të…