Paralajmërohet tërheqja: Mbrojtja e Thaçit në vështirësi, nuk ka mjete për pagesën e avokatëve

30 janar 2024 | 12:47

Ish-presidenti Hashim Thaçi shumë shpejt mund të mbetet pa avokatin e tij kryesor Gregory Kehoe. Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi të cilët po e mbrojnë në rastin e tij në Hagë, përmes një mocioni kanë paralajmëruar tërheqjen nga kjo detyrë.

Gregory Kehoe, avokati kryesor, së bashku me ekipin e tij, avokatët, Joe Reeder, Greenberg Legal Assocciates dhe anëtarë të kësaj kompanie, kanë parashtruar këtë mocion, pranë Dhomave të Specializuara për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.

“Mbrojtësi kryesor i z. Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, Bashkë-Avokati Joe Reeder, së bashku me bashkëpunëtorët ligjorë , dhe anëtarët e ekipit mbështetës të punësuar nga Greenberg Traurig, P.A. (‘Anëtarët e ekipit mbështetës të Greenberg’), paraqisni këtë mocion për t’u tërhequr në pajtim me nenin 16(2)(b) të Direktivës së Dhomave të Specializuara të Kosovës për avokatët”, është thënë në në mocion.

Më tutje, në këtë mocion është specifikuar arsyeja, e që del të jetë mos pagesa e avokatëve.

“Z. Thaçi ka dështuar të përmbushë një detyrim ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, të Greenberg Legal Associates, dhe Anëtarët e Ekipit Mbështetës të Greenberg, dhe z. Thaçi i është dhënë një paralajmërim”, është thënë në mocion.

Në këtë mocion janë sqaruar detajet shtesë se si mund të vazhdohet mbrojtja e Thaçit në Hagë.

Në bazë të nenit 21(4)(e) të Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar (‘Ligji’), z. Thaçi ka të drejtë të mbrohet përmes një avokati specialist të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse ai ose ajo nuk e bën këtë, të ketë ndihmë juridike për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet një Këshilltar Special ose atë, në çdo rast kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë dhe pa pagesë prej tij, ose ajo në çdo rast të tillë nëse ai ose ajo nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar për të”, është thënë në mocion.

Gregory Kehoe është emërua Këshilltar Drejtues nga Sekretari për të përfaqësuar z. Thaçi më 25 maj 2021.

Ndryshe, pagesat për mbrojtësit e të akuzuarave në Hagë mbështeten nga buxheti i shtetit. “Qeveria siguron mjetet e caktuara për mbrojtjen juridike të përcaktuar me këtë Udhëzim Administrativ dhe bashkëpunon me Kuvendin” është thënë në udhëzimin administrativ për këtë çështje.

Kohëve ë fundit kanë qarkulluar ide, që buxheti të përkufizohet në shifra “tavan”. Nëse kjo iniciativë e MD jetësohet, problemet për pagesat e mbrojtësve do të shtohen sipas njohësve. /Nacionale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka zhvilluar edhe…