Paralajmëron doktor Sejdiu: Nëse nuk kontrollohet gastronomia, mbyllja në fund të gushtit e pashmangshme

01 gusht 2021 | 21:42

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se Kosova mund të përballet me një valë të katërtë të pandemisë Covid-19, derisa ka kritikuar për menaxhim të situatës aktuale.

Sejdiu në një intervistë për lajmi.net, ka treguar se duhet të rritet përqindja e mjekëve të vaksinuar, në mënyrë që të ketë më shumë kapacitete për shërbime, në rast të valës së re të pandemisë.

“Nëse ne nuk kemi një numër të kënaqshëm, të themi mbi 90 %, të punëtorëve shëndetësor të vaksinuar, mjekët qëndrojnë më mirë, atëherë do të jemi të gatshëm të japim shërbime. Nëse ne kolabojmë, atëherë kolabon i gjithë sistemi dhe përkujdesi ndaj tyre. Shpresojmë që gjatë këtyre ditëve, muajve – flasim në bazë të trendeve, kritik para një valë të katër të mundshme të Covid-19, do të jemi të gatshëm me një numër më të madh të vaksinave”, është shprehur ai.

Pavarësisht kësaj, sipas Sejdiut mjekët tashmë janë të përgatitur për tu përballur me Covid-19, por ka theksuar se nëse nukka kontrollë, deri në fund të muajit gusht është e pashmangshme një mbyllje e pjesshme.

“Sa i përket mjekëve dhe sistemit e kemi një përvojë njëvjeçare dhe jemi shumë më të përgatitur. Përkushtimi nuk ka munguar as atëherë, por kanë munguar disa çështje organizative. Tash jemi shumë më të pjekur dhe më të përgatitur. Problemi është që nuk po shoh që shoqëria është e përgatitur. Disa gjëra që po mungojnë janë si mungesa e inspektorëve që të zbatojnë ato rregulla që janë në fuqi dhe ato që janë liberalizuar. Por, ajo që është ka ndodhë në gastronomi është e tmerrshme. Nëse kjo mbyllje bëhet është për shkak se ne si shoqëri nuk kemi qenë të disiplinuar. Interesi edhe i gastronomisë, nuk dua të jenë në ato pika sulmuese, por janë duke u bërë grumbullime të mëdha. Nëse gastronomët vetë nuk e kontrollojnë dhe zbatojnë atë që qeveria ka vënë si çështje që duhet të respektuar, sa do që janë liberalizuara, atëherë një mbyllje së paku e pjesshme, është e paevitueshme, jo më larg se në fund të gushtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ndjerë i presidentit amerikan, Joe Biden, ka vdekur…