Parashikimi i Carragherit: Anglia fiton pas penalltive

09 korrik 2021 | 15:52

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe Kombëtares së Anglisë, Jamie Carragher ka bërë parashikimin e finales së “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë.

“Mendoj se do të jetë një finale shumë e luftuar, besoj se do të shkojë me penallti dhe aty do të fitojë Anglia. Skuadra ka punuar shumë me penalltitë dhe duhet të vërë në praktikë gjithçka ka mësuar. Në çdo rast, nuk mendoj se gjatë ndeshjes do të ketë shumë gola, Italia është shumë e fortë në fazën mbrojtëse. Besoj se ndeshja do të përfundojë 1-1 dhe pastaj do të jenë penalltitë që do të vendosin. Mendoj se është finalja e duhur për këtë turne. Kanë qen dy skuadrat më të mira. të dielën do të ketë spektakël”, ka deklaruar Carragher.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja, Era Istrefi, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku…