Parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë

03 prill 2020 | 21:47

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), përmes një komunikate për media bën të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë e vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se “temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të frynë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka parë të premten disa shenja të përmirësimit të…