Parashikimi i motit për nesër

21 janar 2019 | 20:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), me anë të një komunikate për medie, bëri të ditur se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

“Reshje të intensitetit mesatar priten vetëm në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Në mëngjes pritet të ketë mjegull e cila në disa lokalitete mbetet e qëndrueshme. Edhe ngrica të dobëta parashihen në shumë zona, kryesisht në rrugë dytësore dhe të pakriposura. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Hendbollit të Kosovës sot ka shpallur më të…