Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

16 janar 2022 | 16:36

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, java fillon me mot kryesisht të ngjashëm.

“Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta. Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme, këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e njohur si…