Parashikimi i motit për sot dhe nesër

13 janar 2021 | 10:21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë dy ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

“Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore. Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  0 deri 2 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Mustafa Teoritë, nga filozofia klasike gjermane e këndej, shkruajnë…