Parashikimi i motit për sot

02 maj 2018 | 08:43

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e para të majit do të jenë me mot të ngrohtë dhe reshje lokale shiu.

Sipas IHMK-së gjatë kësaj periudhe vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

“Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut, derisa në fundjavë pritet të ketë reshje të intensitetit mesatar dhe lokalisht të lartë”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është shprehur i sigurt se…