Paratë nga libri i shitur ia fal nënës së veteranit (foto)

24 gusht 2018 | 17:34

Poetja nga Vushtrria, Kimete Zahiti – Tërnava, e cila jeton dhe punon në Austri, këtë vit me shtëpinë botuese “Armagedoni” ka botuar librin poetik “Kalëruese e dhembjeve jam”.

Të gjitha paratë nga shitja e këtij libri, të cilin e kanë blerë kryesisht mërgimtarët shqiptarë në Austri dhe shumë të tjerë në Kosovë, poetja Tërnava ia ka dhuruar nënës së veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mevlyde Gashit, nga fshati Akrashtic i Vushtrrisë, e cila familje ka gjendje të rëndë ekonomike, kurse i biri i saj ka gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Tërnava ka thënë për gazetën “Epoka e re” se edhe paratë nga shitja e 150 ekzemplarëve të tjerë të librit, aq sa i kanë mbetur pa shitur prej 300 ekzemplarëve, do t’ia japë për bamirësi ndonjë familje sikurse ia ka dhënë familjes së zonjës Gashi.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpëtim Selmanaj, mik i deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, ka…