Paria jonë politike, me apo pa vetëdije, është vendosur në anën e gabuar!

02 korrik 2023 | 12:37

Shkruan: Blerim Canaj

Pas dekadash e ndoshta edhe shekulli, bota sërish po përjeton ndryshime të mëdha gjeopolitike e me këtë edhe një vendosje të një ekuilibri të ri të forcave e edhe të një rendi të ri botëror. Pjesë e kësaj loje të madhe të botës madje që mund të ndikojë shumë, është edhe Kosova, përkatësisht veriu i vogël i Mitrovicës!

Në botën shqiptare si duket këtë situatë më së miri e ka kuptuar Edi Rama i cili po qëndron mirë në lojë dhe si shef i politikës së një shteti anëtar i NATO-s po vazhdon lojën me ekipin e tij për të cilin ai kontribuuon!

Nga ky vështrim, sanksionet nuk duhet të kuptohen si të vendosura kundër Kosovës!

Të gjithë e dijmë që deri më tani të sanksionuar janë të gjithë ata individ, grupe, shoqëri, shoqata, shtete etj, veprimet e të cilëve ndihmojnë Rusinë dhe përkrahësit e saj!

E ne si Kosovë, përkatësisht paria jonë politike, me apo pa vetëdije, në këtë qështje si duket jemi vendosur në anën e gabuar! E neve veq na është thënë që veprimet e tashme të qeverisë, përkatësisht nxitja e një konflikti në veri, çfardo qoftë ai, e ndihmon Rusinë, pra një shtet që gjithmonë ka qenë dhe është kundër pavarësisë së Kosovës!

E sanksionet, siç janë deklaruar edhe diplomatët e vendeve mike, si ai amerikan,  janë ndëshkime ndaj qeverisë, përkatësisht Albin Kurtit e jo kundër popullit të Kosovës. Por, pa dyshim që populli i Kosovës edhe do i bartë pasojat e kësaj qeverie!

Kushedi, ndoshta ndokush edhe po i lanë ndonjë borxh Rusisë dhe Serbisë si aleat i Rusisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për masat ndëshkuese…