Parlamenti Evropian diskuton sot për Kosovën dhe dialogun me Serbinë

29 nëntor 2018 | 08:12

Anëtarët e Parlamentit Europian në Bruksel kanë kushtuar një pjesë të sesionit plenar të sotëm për të diskutuar rezolutat mbi vendet e Ballkanit Perëndimor të hartuara nga Komiteti i Punëve të Jashtme.

Rezoluta paraqet raportin e Parlamentit Europian për raportet e Komisionit Europian mbi gjashtë kandidatët e BE dhe kandidatët potencialë, njofton ‘Klan Kosova’.

Gjatë ditës së sotme deputetët europianë do të vlerësojnë progresin e bërë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi në rrugën e tyre drejt pranimit të mundshëm në BE.

Në të njëjtën ditë, Parlamenti do të votojë për azhurnimin e kushteve për t’i rifutur përkohësisht kontrollet e brendshme kufitare në zonën Shengen.

Sa i përket Serbisë, Parlamenti Europian do të miratojë një rezolutë parlamentare, fokusi i të cilës do të jetë një dokument që përfshihen 5 fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe dialogun me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 Nëntor…