Parma në bisedime me Balotellin

18 qershor 2019 | 17:48

Parma ka zhvilluar bisedime me sulmuesin italian, Mario Balotelli, i cili po kërkon një pagë prej katër milion eurosh.

Sipas Nicolo Schira të “Gazzetta dello Sport”, takimi është realizuar gjatë ditës së hënë në zyrat e klubit italian dhe raportohet se janë në përfundime sipër detajet rreth marrëveshjes. Schira sugjeron se ‘Super Mario’ është i hapur për transferim, por paralajmëron se Gialloblu do të duhet ta paguajnë katër 4 milionë euro në vit.

Megjithëse, italiani ka mundësi që të mbetet edhe te skuadra franceze, ku qëndroj në gjashtë muajt e fundit. Sulmuesi i Olympique Marseille shënoi tetë gola në 12 paraqitje gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar në Ligue 1.

Ndryshe, italiani në të kaluarën ka luajtur edhe në Milan, Inter, Manchester City si dhe Nice.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës të martën ka marrë vendim për shtyrjen…