“Pas 15 dhjetorit Kosova do të jetë më e pastër”

29 gusht 2018 | 15:57

Është mbajtur takimi i Task-Forcës për pastrimin e Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se aksioni për pastrimin e Kosovës do të mbahet më 15 shtator dhe do të zgjasë tre muaj.

“Në Qeveri, dje, miratuam Planin e aktiviteteve dhe buxhetin për realizimin e pastrimit të tërësishëm të Kosovës nga mbeturinat e dy dekadave të fundit. Sot zhvilluam një takim të përbashkët me task-forcën dhe grupin teknik, me të cilët po punojmë dhe po bëjmë përgatitjet që më 15 shtator aksioni ‘Ta pastrojmë Kosovën’, me kohëzgjatje tremujore, të zhvillohet me sukses. Duke synuar që ky projekt masiv mjedisor ta ketë edhe dimensionin vetëdijësues për shoqërinë tonë, ftoj të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij aksioni dhe të vazhdojmë të kujdesemi bashkë për hapësirën ku jetojmë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndihma e…