Pas 20 vitesh luftë amerikanët tërhiqen tërësisht nga Afganistani

15 prill 2021 | 13:13

Është koha që trupat amerikane të kthehen në atdhe, ka thënë ndër tjera presidenti amerikan Joe Biden. Pas 20 vitesh në konflikt trupat e NATO-s, të nxitur nga vendimi i administratës amerikane duke nisur nga 1 maji do të tërhiqen nga Afganistani.

Është koha t’i japim fund luftës dhe të kthejmë ” trupat amerikane në atdhe” nga Afganistani, ka deklaruar kështu presidenti amerikan Joe Biden, në mbështetje të vendimit tij për të rikthyer trupa deri në 11 Shtator duke I dhënë kështu fund luftës 20 vjeçare.

“Ne shkuam në Afganistan për shkak të një sulmi të tmerrshëm që ndodhi 20 vjet më parë. Kjo nuk mund të shpjegojë se përse duhet të qëndrojmë atje në vitin 2021. Jam presidenti i katërt amerikan që përgjigjem për praninë e trupave të SHBA në Afganistan. Dy republikanë. Dy demokratë. Nuk do t’ia kaloj këtë përgjegjësi një të pesti. Është koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Është koha që trupat amerikane të kthehen në atdhe,” u shpreh Presidenti Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga Afganistani iu bashkua edhe NATO, lajmin e dha edhe sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg

“ Aleatët kanë vendosur që ne do të fillojmë tërheqjen e forcave të Misionit të Mbështetjes së Vendosur nga 1 maji. Kjo tërheqje do të jetë e rregullt, e koordinuar dhe e qëllimshme” tha Stoltenberg.

Menjëherë pas deklaratës së Stoltenberg ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s diskutuan planet e tyre përmes video konferencës aty ku shprehen edhe mendimet për hapat e ardhshme që do të merrte organizata.

Presidenti Biden njoftoi se të 2,500 trupat amerikane të mbetura në Afganistan do të fillojnë të tërhiqen duke filluar nga 1 maji dhe tërheqja do të përfundojë përpara 11 shtatorit. Ndërkohë që nga forcat e NATO-s gjenden 7000 forca ushtarake mes të cilëve gjenden edhe ushtarë shqiptarë.

Më 2001, forcat e udhëhequra nga SHBA-ja pushtuan Afganistanin dhe rrëzuan regjimin e talibanëve, për shkak të strehimit të Al-Kaidës, grupit ekstremist, i cili qëndronte mbrapa sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka njoftuar se…