Pas 20 vitesh ulet avioni i parë ushtarak në Kuçovë

16 nëntor 2019 | 13:46

Ministria Olta Xhaçka nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se është ulur në bazën ushtarake të Kuçovës avion i tipit “MC-130J Commando II”.

Kjo është hera e parë prej 20 vitesh që një avion i përmasave të tilla bën ulje në bazën e Kuçovës.

Statusi i plotë i ministres Xhaçka në rrjetin social ‘Facebook’:

Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpesh kosovarët që marrin viza turistike tentojnë të punojnë në…