
Pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar, vjen reagimi i kryeministri kroat
25 korrik 2021
| 10:27
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur në një aksident mëngjesin e sotëm, të cilët po udhëtonin me një autobus të një kompanie nga Kosova, e që ishin nisur nga Gjermania.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në Slavonski Brod, ku vdiqën 10 persona. Familjeve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të thella. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen”, shkroi ai.