Pas Alonsos, nga McLareni largohet edhe Vandoorne

04 shtator 2018 | 12:04

Pas largimit të Fernando Alonsos, që vendosi të tërhiqet nga garat e Formulës 1, drejtuesit e makinës McLaren vendosën ta largojnë edhe pilotin Stoffel Vandoorne, që në fund të këtij sezoni do të jetë i papunë.

Vendin e tij te makina britanike do ta zërë piloti Lando Norris, një 18-vjeçar që këtë sezon ka qenë piloti rezervë i McLarenit. Vandoorne ka mbërritur te McLaren në vitin 2013.

“Largohem pas pesë vjetësh të jashtëzakonshëm, fantastikë për mua”, ka thënë piloti belg. Ndërsa Zak Brown, shefi i McLarenit, ka deklaruar: “Më vjen keq që marrim këtë vendim, por nuk patëm mundësi t’i ofrojmë një makinë të mirë. Mirëpresim Norris, i ri dhe me shumë talent. Falënderoj skuadrën McLaren për këtë mundësi që më jep dhe shpresoj të jap më të mirën në pistë. Një shans i artë për mua, ndaj do të jap më të mirën”, u shpreh Nando Norris pas emërimit pilot i parë te makina britanike. Piloti tjetër i kësaj makine është Carlos Sainz, që ka zënë vendin e Fernando Alonsos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka…