Pas aplikimit për anëtarësim në BE, Vuçiqi paralajmëron tërheqje të njohjes së Kosovës nga disa shtete

15 dhjetor 2022 | 13:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se dje ka biseduar me përfaqësues evropian dhe amerikane lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Vuçiqi ka pretenduar se me dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE, Kosova ka shkelur të gjitha marrëveshjet.

Në kundërpërgjigje për këtë veprim, Vuçiqi ka paralajmëruar se do të ketë tërheqje të njohjes ndaj Kosovës nga disa shtete.

“Do të përgjigjemi sonte. Do të merrni përgjigje për rezolutën 1244 dhe për tërheqjen e njohjes së disa shteteve”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ajo që po e bëjnë disa vende të BE-së është shkelje e Traktatit të BE-së, neni 49.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sekuencë e intervistës së vitit 1984 me ish agjentin…