Pas Bajram Currit, një shqiptare tjetër e Kosovës merr drejtimin e ShISh-it

17 mars 2023 | 20:51

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka propozuar Presidentit Bajram Begaj emrin e shqiptares nga Kosova, Vlora Hyseni për ta drejtuar Sherbimin Informativ Shqiptar (SHISH).

Pas këtij propozomi të kryeministrit Rama, ka reaguar analisti politik, profesori universitar, Blerim Latifi.

Latifi përmes “Facebook-ut”, ka thënë se ky propozim është fakt historik. Latifi ka bërë të ditur se shqiptari i parë që ka drejtuar SHISH-in shqiptar ka qenë Bajram Curri e tani pas tij shqiptarja tjetër Vlora Hyseni.

Postimi i plotë i Latifit:

Edi Rama paska propozu një kosovare për ta drejtu SHISH( Shërbimi Informativ i Shtetit). Ky lajm më kujtoi një fakt historik pak të njohur: Themeluesi dhe drejtuesi i parë i Shërbimit Informativ në historinë e shtetit shqiptar po ashtu ka qenë një kosovar: Bajram Curri.

Fakti se Currin kurrë nuk ia patën dalë ta rekrutonin ose blinin armiqtë e kombit shqiptar, na e dëshmon se ai ishte me plot meritë në atë detyrë. Siç tregon Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij, kur njëherë serbët u munduan ta bëjnë për vete, Bajram Curri u ishte përgjegjur:

“Deri më tani kam qenë armiku juaj, dhe i tillë jam edhe sot e kësaj dite. Kosova e robëruar mua do më shohë ose në arkivol, ose si ngadhënjimtar! Ndryshe s’bëhet!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit…