Pas “Countur Global”, Kosova ka edhe tri raste aktive në arbitrazh

21 tetor 2023 | 23:51

Kosova ka tri raste aktive në arbitrazh ndërkombëtar, derisa është në pritje të një vendimi.

Totali i rasteve me të cilat vendi ynë është ballafaquar në arbitrazhe është shtatë, vlera e padive të të cilave është afro 230 milionë euro.

“Republika e Kosovës deri më tani ka pranuar shtatë padi në Tribunalet jashtë Kosovës, nga kompani apo persona fizik. Vlera e përafërt e kërkesave të të gjithë paditësve është 229,133,000.00 euro. Nga këto kërkesa/ padi, deri më tani janë përfunduar tri (3) raste, nga të cilat buxheti i shtetit është mbrojtur në shumën prej 136,133,000.00 euro, (Bedri Selmani, Blerim Devolli, Iute Credit), ndërsa jemi në pritje të një (1) vendimi”, bëhet e ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Humbjet e betejave ligjore në Arbitrazhe Ndërkombëtare, llogaritet të kenë ndikim edhe në investimet e huaja në vend.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës, këto humbje përqojnë mesazhe jo të mira tek investitorët e huaj.

Në përfaqësimin e Kosovës në Arbitrazhe Ndërkombëtare, sipas Anton Nrecaj nga Instituti Clard, luan rol edhe kapacitetet në staf tek Avokatura Shtetërore.

Së fundi, Kosova ka humbur rastin ndaj “Countur Global” në vlerë prej mbi 20 milionë euro./teve1/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy përfaqësues të policisë së shtetit kanë hyrë në ambientet…