Pas deklaratave të Donaldit, Bora sonte në “Big Brother Vip”

22 tetor 2021 | 15:40

Që kur u bë publike lidhja e Donald Veshajt me Bora Zemanin, e gjithë vëmendja ishte te lidhja e tyre. Por edhe pas ndarjes së bujshme, dy personazhet e njohur të ekranit vijuan që të komentoheshin gjatë në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Tani që aktori i humorit është brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka vendosur që të flasë si asnjëherë më parë për lidhjen e dashurisë me moderatoren.

Donaldi zbuloi se lidhja e tyre kishte zgjatur 2 vite e gjysme dhe i kishin dhënë fund pak muaj më parë. Madje ai bëri edhe deklaratën e fortë se “Bora ishte femra që ka dashur më shumë në jetë”.

Nga ana tjetër, që kur nisi transmetimin në Top Channel, “Big Brother VIP”, publiku po priste një raport të tensionuar midis ish-it të Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupajt.

Por Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin në këtë reality show. E pavarësisht kësaj, publiku dhe jo vetëm aludoi se mes tyre mund të lindte diçka më shumë se miqësi.

Herë pas here Semi ka bërë të ditur se aktorin e humorit e sheh vetëm si shok, duke hedhur poshtë gjithë dyshimet. Mirëpo zërat nuk kanë ndërmend që të ndalen dhe një reagim për këtë ka dhe vetë Bora.

Kjo e fundit bëri ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruante se dyshja kanë një raport shoqëror mes tyre dhe ata i shikon vetëm si mbështetje mes njëri-tjetrit.

Duket se Bora nuk do ta lërë me kaq pasi do të hyjë sonte në shtëpinë e “BBV”. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e “Top Channel” në “Instagram”, ku thuhet se sonte do të ketë një hyrje të papritur, pikërisht atë të moderatores.

“Në shtëpinë e “Big Brother Vip” loja bëhet gjithmonë e më e ashpër dhe një ndër të nominuarit do të lërë shtëpinë. Kush mes Palomës, Kledit, Semit, Ardit dhe Kledit do të largohet? Sonte një hyrje e papritur Bora Zemani, çfarë do të ndodhi?”, thuhet në promon e spektaklit të ditës së sotme në “Big Brother Vip”.

Tashmë të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë do të ndodhë duke patur parasysh gjithë situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…