Pas erërave të forta në Pejë e Istog, Time Kadrijaj: Ku je kryeministër?

06 shkurt 2020 | 13:50

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” për situatën e fundit nga erërat e forta në Komunën e Pejës dhe Istogut.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të reagojë për këtë gjendje dhe ka kërkuar përkrahje.

“Kryeministër, a ke dëgjuar se Peja, Istogu, dhe pjesë tjera të Kosovës janë në vështirësi të mëdha, pas erërave të forta. Pa energji elektrike, me dëme të konsiderueshme materiale, shtyllat elektrike nëpër tokë, kulmet e shtëpive të rrënuara. Në Istog, as dokumentet personale nuk mund të nxjerrin qytetarët.
Ku je kryeministër? 1. Vizito lokalitetet ku janë qytetarët duke vuajtur, 2. Mbaj mbledhje emergjente të Qeverisë për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, 3. Vendos për vlerësimin e dëmit, 4. Ofroj qytetarëve ujë e rrymë, shërbime elementare e shkolla, pastaj kompensoje dëmin që kanë pësuar. Tash je kryeministër Albin. Njerëzit kanë nevojë për përkrahjen e shtetit. S’ka filozofi këtu. Duhet veprim emergjent”, ka shkruar Time Kadrijaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Haxhiu vizitën e parë si ministre e Drejtësisë, e…