Pas finales së Kupës në volejboll, Osmani ka dy fjalë

04 dhjetor 2022 | 22:12

Zëvendësministrja Daulina Osmani ishte e pranishme në Skenderaj, aty ku është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në volejboll.

Numri dy i MKRS-së është shprehur e kënaqur me atë që kanë dhuruar të dyja ekipet në këtë ndeshje, raporton “Epoka e re”.

“Sonte isha në Skenderaj të ndjek nga afër fitoren e Klubit të Volejbollit Skenderaj.  Në finalen e Kupës së Federatës së Volejbollit të zhvilluar në palestrën ‘Ilaz Kodra’, vajzat e Skenderajt mposhtën Dritën e Gjilanit me rezultat 3:0 në sete. Urime të dyja ekipeve për ndeshjen e bukur që na dhuruat sonte”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja mes Prishtinës dhe Rahovecit nuk është zhvilluar, teksa është…