Pas investimit të FFK-së, kështu duket stadiumit “Ibrahim Gashi” në kryeqytet

05 dhjetor 2021 | 12:46

Fusha e stadiumit “Ibrahim Gashi” në kryeqytet tashmë ka marrë pamje të shkëlqyeshme, kjo falë investimit që ka bërë FFK-ja në ndërrimin e tapetit me bari sintetik.

Kjo fushë u inaugurua muajin e kaluar dhe tashmë talenteve të shumta të KF “Rilindja”, në të dyja konkurrencat, por edhe ekipit të parë të këtij klubi që garon në Ligën e Dytë u janë krijuar kushte shumë të mira për stërvitje dhe lojë.

“Presidenti Agim Ademi është i përkushtuar që FFK edhe në të ardhmen të vazhdojë të mbështesë investimet e tilla që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për të gjithë pjesëmarrësit e futbollit”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht departamenti Special ka caktuar masën…