Pas kaosit në Kuvend, përjashtohen Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës

06 dhjetor 2023 | 18:10

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe pesë deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Kjo ka ardhur pas kërkesës së Partisë Socialiste, lidhur me situatën e krijuar në seancën e shkuar plenare.

Bashkë me Berishën, janë përjashtuar Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Vetëm 17 minuta.

Kaq zgjati seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të hënën e 4 dhjetorit.

Pas tensioneve dhe kaosit të shkaktuar nga një pjesë e deputetëve të opozitës, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u detyrua të njoftojë mbylljen e seancës.

Ajo theksoi se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër. Nikolla, lajmëroi edhe përjashtimin e deputetit demokrat Flamur Noka.

Ndërkaq deputetët e opozitës, kanë shkuar rreth 1 orë para nisjes së seancës dhe janë përplasur me Gardën.

Kjo e fundit u ka ushtruar kontrolle në derë që të mos fusin tymuese.

Një moment pati tension mes Flamur Nokës, pasi nuk u lejuar të futej pasi sipas Gardës kishte flakadanë.

Disa ditë më parë u përjashtuan nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe seancave plenare, pas ngjarjeve të së hënës së 20 nëntorit, kur mes kaosit dhe flakadanëve të ndezur brenda sallës, u votua buxheti 2024 në vetëm pesë minuta, katër deputetë opozitarë, të cilët i shkaktuan këto trazira.

Vendimi është marrë nga Sekretariati i Etikës, i cili ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga punimet deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledian Nallbati dhe Flamur Hoxha.

Ndërkaq, pavarësisht se në shkresën e Partisë Socialiste drejtuar Kuvendit, kërkohej masë edhe për deputetet Sorina Kori dhe Albana Vokshi, nuk është marrë një e tillë.

Në shkresën e grupit të PS drejtuar Lindita Nikollës, thuhet ndër të tjera se kërkohet të merret masë disiplinore ndaj gjashtë deputetëve për shkak se kanë përsëritur disa herë bllokimin e seancën plenare.

Deputeti Bardhi konfliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre, duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë. Deputeti Flamur Noka mori karriget, të cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë.

Kështu përshkruhet ngjarja në fillim të kërkesës.

Situata agravoi edhe me shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti, e cila mori flakë menjëherë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha.

Këtë kuti e vendosi ne tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit, duke rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë, thuhet ndër të tjera në këtë shkresë.

Ndërsa, deputetët e opozitës, e kanë bërë të qartë se nuk do ta ndalin aksionin e tyre opozitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka hedhur një hap kontravers…