Pas mbylljes së komunave paralele dhe OJQ-së, BE kërkon zgjidhje përmes dialogut

04 shkurt 2024 | 09:41

Bashkimi Evropian ka reaguar për mbylljen e komunave paralele dhe OJQ-së, duke thënë se mbyllja e tyre do të ketë efekte negative.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut.

“Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë, pasi do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e BE-së.

Ndërkaq, një natë më parë në lidhje me këtë çështje reagoi edhe ShBA-ja, ku ambasadori Jeffrey Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin…