Gruaja rrah burrin në Prishtinë, 34-vjeçari kërkon ndihmën e policisë

04 shkurt 2024 | 09:10

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë. Në një familje në Prishtinë kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një 34-vjeçar.

Njoftohet se viktima ka kërkuar ndihmën e policisë dhe e ka denoncuar bashkëshorten për dhunë në familje.

Sipas tij, pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara ka eskaluar në dhunë, duke e sulmuar fizikisht. Si pasojë e dhunës, burri ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmën mjekësore.

Ndërkohë e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Huthët kanë thënë se nuk do të pengohen nga Britania…