Pas medaljes së Nora Gjakovës, reagon ministri Çeku

26 korrik 2021 | 15:27

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se Distria Krasniqi e Nora Gjakova me medaljet e arta të fituara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”  iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendit që e arriti në “Rio 2016”.

“Vajzat tona të arta, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në #Tokyo2020 iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendit në #Rio2016. Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi. Punë, përkushtim e vetëmohim për të lartësuar emrin tuaj dhe emrin e Kosovës në botë”, ka shkruar ministri Çeku në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë nga ministri Çeku:

Vajzat tona të arta, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në #Tokyo2020 iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendit në #Rio2016. Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi. Punë, përkushtim e vetëmohim për të lartësuar emrin tuaj dhe emrin e Kosovës në botë.

Në ditën e zisë, kur vendi ynë është tronditur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje, janë sportistët ata që po na ofrojnë ngushëllim, shërim e shpresë.

I falënderoj nga zemra vajzat tona të arta dhe gjithë ekipin tonë, mjeshtrin e madh Driton Kuka, Federatën e Xhudos dhe të gjithë që u angazhuan për këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar simbolin e rezistencës kombëtare…