Pas ndarjes nga Gigi Hadid, zbulohet lidhja e re e Leonardo DiCaprio me prezantuesen 28-vjeçare

04 prill 2023 | 15:51

Leonardo DiCaprio është në qendër të thashethemeve të reja romantike. Beqari më i famshëm i Hollivudit, 48-vjeç, thuhet se ka pasur një takim të fshehtë me prezantuesen televizive, të Love Island, Maya Jama 28-vjeçe. Madje ‘i ka dërguar trëndafila si një gjest romantik’ pasi ata u prezantuan nga miqtë e përbashkët.

Sipas një burimi për The Sun, aktori dhe Maya “janë në kontakt të rregullt dhe kanë zhvilluar një sërë takimesh”.

Më tej, burimi shtoi: “Ata të dy kanë dalë së fundmi nga marrëdhëniet afatgjata, kështu që asnjëri prej tyre nuk po nxiton për asgjë, ata po argëtohen dhe po shohin se si do të shkojë”.

Dyshja thuhet se kaluan kohë në Nju Jork muajin e kaluar, ku të dy ishin për punë. Ata u fotografuan gjithashtu duke u larguar nga klubi Le Piaf në Paris muajin e kaluar, me miqtë.

Në shkurt të këtij viti, të dy u panë gjithashtu duke festuar së bashku në Londër në dy netë të ndryshme, gjatë fundjavës BAFTA.

Fituesi i Oscar-it së fundmi u përfol se ishte në një lidhje me modelen Gigi Hadid, 27 vjeçe, romanca me të cilën “u shua” shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, sërish para Dhomave…