
Pas një muaji nën kujdesin e mjekëve, 99-vjeçari Philip del nga spitali
16 mars 2021
| 14:51
Pas një muaji në kujdesin e stafit mjekësor, Duka i Edinburgh-ut ka dalë ditën e sotme nga spitali. 99-vjeçari u shtrua në spitalin King Edward VII në Marylebone, më 16 shkurt, pasi ishte ndjerë keq.
Sipas mediave britanike, më vonë Princ Philip u shtrua në një tjetër spital të Londrës. Aty, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër që rezultoi me sukses më 3 mars. “Daily Mail” shkruan se pas ndërhyrjes 99-vjeçari u transferuar sërish në spitalin King Edward VII.