Hoxhaj vazhdon vizitat nëpër degët e PDK-së
16 mars 2021
| 14:39
Në turin e takimeve që ka nisur nëpër degët e PDK-së në Kosovë, mbrëmë kryetari në detyrë Enver Hoxhaj ka takuar kryesitë e degëve në Shtime dhe Lipjan.
Ai ka treguar se patëm diskutime të frytshme për rolin që do ta ketë Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës pas formimit të institucioneve.
“Si çdo herë, ne do të vazhdojmë të përkushtohemi dhe të punojmë për të mirën e qytetarëve, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal. Para kryesive të këtyre dy degëve, shpreha mirënjohje për secilin anëtar dhe aktivist që është angazhuar për PDK-në dhe vazhdon të mbetet besnik”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.