Pas opinionit të AKK-së, Haxhiu kërkon anulimin e vendimit të Haradinajt për pagat

29 janar 2018 | 18:23

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas vendimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta anulojë vendimin për rritje pagash.

“Një ditë pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave, e kam dërguar këtë vendim të jashtëligjshëm dhe të padrejtë në Agjencinë Kundër Korrupsionit! Sot kuptova që Agjencia Kundër Korrupsionit, vendimin e 20 dhjetorit për rritjen e pagave afër 100 për qind e paska konsideruar të jashtëligjshëm. Ky është një opinion i drejtë rrjedhimisht Qeveria Haradinaj duhet menjëherë ta shfuqizojë atë vendim të jashtëligjshëm”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë me…