Pas përleshjes në Podujevë, kris automatiku

15 prill 2024 | 08:59

Policia ka njoftuar dje pesë persona në Podujevë, pas një mosmarrëveshje në komunikacion, janë përfshirë në një përleshje mes vete.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të AK47.

Katër nga të arrestuarit janë liruar, ndërsa një është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri.

“SULM /SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Podujevë / 14.04.2024 – 17:50. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47. Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani nuk do luftë me ShBA-në, kështu është shprehur përfaqësuesi…