Irani nuk do luftë me ShBA-në

15 prill 2024 | 08:56

Irani nuk do luftë me ShBA-në, kështu është shprehur përfaqësuesi iranian në OKB, Saed Iravani.

Pas sulmit kundër Izraelit, të shtunën në mbrëmje, Izraeli kërkoi një mbledhje urgjentë të Këshillit të Sigurimit në OKB. Pjesë e këtij takimi ishte edhe ambasadori iranian. Iravani theksoi se në se SHBA nis operacione kundër Iranit atëherë do të përgjigjet.

“Irani nuk ka ndërmend të përfshihet në një konflikt me Shtetet e Bashkuara në rajon, megjithatë, nëse Shtetet e Bashkuara nisin operacione ushtarake kundër Iranit, qytetarëve të tij ose sigurisë dhe interesave të tij, Irani do të përdorë të drejtën e tij të natyrshme për t’u përgjigjur në mënyrë proporcionale”, kështu tha ambasadori iranian në OKB, Saed Iravani, duke folur në Këshillin e Sigurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë konflikte mes qytetarëve.…