Pronari i ‘Ermali Petrol’-it përleshet me tre persona, përfundon në QKUK

15 prill 2024 | 08:54

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë konflikte mes qytetarëve. Kështu dyshohet se ndodhi dje në fshatin Arllat të Drenasit, ku katër persona po dyshohet se u përfshinë në përleshje.

Siç merr vesh Sinjali, të përfshirë në incident dyshohet se janë disa anëtarë të familjes Bytyqi, por që ende nuk dihet se a kanë lidhje të afërta familjare.

Sipas informacioneve të para, në mesin e personave të dyshuar për këtë rast është edhe pronari i pompës së derivateve “Ermal Petrol” dhe tre të tjerët, që dyshohet se u kapën pas një mosmarrëveshje pronësore.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se fillimisht ka pasur konflikt verbal, që ka eskaluar më pas në përleshje, teksa pronari i pompës dyshohet se ia ka drejtuar armën njërit prej të dyshuarve, por nuk ka gjuajtur.

Rrahja veç ka vazhduar, derisa dikush ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe rasti është denoncuar në polici.

Pronari i pompës është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve trupore, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë arrestuar.

Ndaj tyre prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin  e rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viber ka prezantuar një tjetër mjet të fuqizuar nga Al…