Pas postimit të Thaçit reagon Grenelli: Dialogu do të fillojë me seriozitet

19 prill 2020 | 16:59

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar në llogarinë e vet në “Twitter” pasi ka parë postimin e presidentit Hashim Thaçi se javën e ardhshme do të ndërmerr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re.

Grenell ka theksuar se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet.

“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe në Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje, dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjerat do të vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…