Pas rikthimit në AAK, Donika takohet me Pal Lekajn
14 mars 2018
| 16:18
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi pas rikthimit të saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është parë në një lokal në kryeqytet me ministrin e Infrastrukturës, nënkryetarin e kësaj partie Pal Lekaj, raporton “Epoka e re”.
Lajmin për kthimin e Kadaj-Bujupit në AAK e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kryeministri Ramush Haradinaj.