Pas shërimit të 12 vetave nga Koronavirusi, Haskuka kërkon kujdes të vazhdueshëm

28 prill 2020 | 10:36

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë sot se në Prizren mbrëmë kishte 12 të shëruar dhe 5 të infektuar. Haskuka në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se nuk bën të qetësohemi ende ngaqë të gjitha rastet e reja janë raste kontakti. “Mirëmëngjesi! Mbrëmë për herë të parë kishim më shumë të shëruar se sa të infektuar nga coronavirusi. Në Kosovë 35 të shëruar dhe 17 të infektuar. Në Prizren 12 të shëruar dhe 5 të infektuar. Por nuk bën të relaksohemi ngase të gjitha rastet e reja janë kontakte. Mbrojtja më e mirë kundër këtij virusi është kujdesi jonë. Të mbrojmë veten, familjen dhe shoqërinë duke respektuar masat”, shkruan Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (AKT) që nga 11 prilli ka…