Pas “sherrit” me Ritën/ Roza Lati arratiset sërish, por kësaj radhe e shoqëron… (FOTO)

22 tetor 2019 | 15:36

Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, Roza Lati ka treguar se tashmë ka bërë paqe me mamanë e saj, aktoren e njohur të humorit, Rita Lati.

Pas “sherrit” që ato bënë së bashku, kur Roza shkoi të pushojë në Malin e Robit, ku Rita mendonte se nuk ishte vetëm, duket se gjërat janë qetësuar.

“Rita Lati të përshendes dhe mos kujto se jam këtej nga Mali i Robit me ndonjë person. Jam tek pull vetëm dhe Cacon. Kam ardhur vetëm se kam nevojë të rikuperoj energjitë. Unë mendoj se ne që jemi njerëz hiperaktivë që iu japim shumë të tjerëve, është  një moment në jetë të shkëputemi dhe të rigjenerohemi. Mami po dyshon me kë ke shkuar ti andej, se nuk ka mundësi të kesh shkuar vetëm”, thoshte Roza.

Ndërsa kësaj herë Roza ka marrë edhe të ëmën me tezen me vete për t’i treguar kështu edhe “strofullën” e fshehtë, ku ajo gjen qetësi dhe paqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Genaro Gattuso ka marrë shumë oferta pas përfundimit të aventurës…