Pas shkarkimit, ky është reagimi i Challandesit

13 tetor 2021 | 13:26

Trajneri Bernard Challandes ka thënë se është i pikëlluar që po largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Ai aventurën në krye të “dardanëve” e ka vlerësuar si njërën prej eksperiencave më të mira në karrierën e tij.

“Ishte kënaqësi e madhe të punoja me këtë ekip, me mbështetjen e Federatës, jam falënderues, gjithmonë kanë pasur besim në mua. Ma kanë bërë punën më të lehtë. Jam i pikëlluar që po ndahemi. Qëllim i përbashkët yni ka qenë që ta ngrehim nivelin. Më vjen keq që po ndahem në këtë formë. Ishte njëra prej eksperiencave më të mira në karrierë”, ka thënë Challandes.

“Nuk e pëlqej shkarkimin, e di që duheshin rezultate, mirëpo nuk e pranoj. Jemi Kosova, jemi që pesë vite, por e di që gjithnjë nga trajneri duhen rezultatet. Dhe më duhet të them që nuk jam i lumtur me vendimin e Ademit, por falënderues për presidentin, Federatën, përkrahjen e madhe që kemi bërë, që kanë ndikuar në rezultate dhe këto që kemi ndërtuar. Dua t’i them faleminderit presidentit jo vetëm për sot, por për të gjitha që na ka ndihmuar”, ka shtuar Challandes.

Zyrtare: Shkarkohet Bernard Challandes

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DONIKA DABISHEVCI Nuk i besoja as dreqit, as zotit e…