Pas shumë vitesh rehabilitimi i rrugës për Brezovicë hynë në fazën përfundimtare

24 qershor 2021 | 23:51

Një lajm i mirë për të gjithë ata që frekuentojnë Brezovicën dhe atraksionet që ajo ofron. Kjo pasi që pas shumë vitesh po bëhet rehabilitimi i kësaj rruge e cila ishte pengesë e madhe për banorët por edhe turistët për të arritur deri në destinacionin e caktuar.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se “Rehabilitimi i rrugës për Brezovicë është në fazën përfundimtare. Loti 1 dhe Loti 2 me gjatësi 35 km. Në Lot 1 tashmë ka përfunduar edhe sinjalistika ndërsa në Lot 2 është duke u punuar shtresa finale e asfaltit”.

Po ashtu ka bërë të ditur se këtë vit për sezonën e dimrit rruga do të jetë e përfunduar deri në qendër të skijimit dhe deri në Prevallë.

Postimi i plotë i tij:

Rehabilitimi i rrugës për Brezovicë është në fazën përfundimtare. Loti 1 dhe Loti 2 me gjatësi 35 km. Në Lot 1 tashmë ka përfunduar edhe sinjalistika ndërsa në Lot 2 është duke u punuar shtresa finale e asfaltit.

Këtë vit për sezonën e dimrit rruga do të jetë e përfunduar deri në qendër të skijimit dhe deri në Prevallë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik 2021 për…