Pas sulmeve të VV-së mbi Devollët, Ali Ahmeti vjen të shtunën me krejt shtetin në fabrikën e tyre

31 gusht 2023 | 23:17

Disa javë pas vizitës tejet kontraverze të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Komunën e Çairit në Shkup dhe në Komunën e Tetovës, vizitë kjo që u pa si një anim i qartë i Kurtit me forcat opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut, e ku s’u takua me asnjë politikan shqiptar të BDI-së në pushtet të Ali Ahmetit, këta të fundët kanë njoftuar se këtë të shtunë do të vizitojnë fabrikën Comodita në Gjakovë, fabrikë kjo nën pronësi të vëllezërve Blerim dhe Shkëlqim Devolli.

Në këtë vizitë të lajmëruar për të shtunën me 2 shtator, siç kanë thanë nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të jenë të gjithë politikanët kyçë shqiptarë në Maqedoni të Veriut – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Zëvendës Kryeministri i parë, Artan Grubi, Ministri i Finansave, Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dhe shefi i grupit parlamentar, Arbër Ademi.

Njoftimi i BDI-së:

Të nderuar,

Ju njoftojmë se Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, i shoqëruar mga Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, Zëvendës Kryeministri i parë, z. Artan Grubi, Ministri i Finansave, z. Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri, Ministri i Jashtëm, z. Bujar Osmani, dhe shefi i grupit parlamentar, z. Arbër Ademi, ditën e shtunë, me 2 shtator 2023, me fillim në ora 13:00, do të vizitojnë kapacitet prodhuese të fabrikës Comodita në Gjakovë të Republikës së Kosovës.

Ftojmë ekipet tuaja të ndjekin ngjarjen.

Kujtojmë që eksponentë të Vetëvendosjes e sulmuan kompaninë Devolli, e më së zëshmi vetë “e pushtetshmja” e VV-së Dejona Mihali, e cila madje u kërkoi edhe të gjithë të punësuarve te Devollët të vetë-largohen nga puna.

“Shërbëtorët e këtyre dy grupimeve sa më shpejtë të largohen prej tyre aq më mirë për vete dhe për vendin. Kosovën e 1001 sakrificave”, pati shkruar shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni Ridvan Muharremi është liruar nga paraburgimi, pasi Gjykata e…