Pas tensioneve të krijuara në veri, kryeministri Kurti i fton në takim krerët e partive opozitare

26 shtator 2021 | 01:03

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar për të dielën në takim, liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi pas tensioneve që u krijuan së fundmi në veri të vendit.

Burime të Indeksonline nga Qeveria bëjnë të ditur se Kurti i ka ftuar në takim të dielën po ashtu edhe kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ende nuk dihet koha e këtij takimi, por burimet bëjnë të ditur se arsyeja e takimit është konsulta për gjendjen e tensionuar në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar pas incidenteve në veri…