Pas tërmeteve, komuna e Mitrovicës i kthen maturantët që ndodheshin në Shqipëri

22 shtator 2019 | 13:51

Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë.

Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t’u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë.

“Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi”, ka thënë Bahtiri.

Kryetari Bahtiri qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu ka uruar shërim të shpejt dhe lutet që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se janë asfaltuar…