Pas vizitës në Kosovë, Lajçaku shkon në Beograd: Dialogu do të vazhdojë

03 mars 12:56

Përfaqësuesi i special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,ka përfunduar sot vizitën e tij treditore në Kosovë.

Nga Prishtina, ai vazhdon agjendën për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë menjëherë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lajçaku ka informuar fituesin e zgjedhjeve, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në dialogun Kosovë-Serbi që nga rifillimi i tij në korrik 2020.

“Z. Kurti dhe unë kemi pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe konstruktive. Derisa unë e kuptoj që z. Kurti do të i duhet pak kohë për t’u njohur me dialogun dhe marrëveshjet e tij, si BE-ja ashtu edhe ShBA-ja presin që procesi i normalizimit gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë së shpejti. Jam shumë i kënaqur kur dëgjoj që z. Kurti e kupton rëndësinë e dialogut”, ka cituar Lajçaku Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Lajçaku gjatë qëndrimit në Prishtinë është takuar edhe me presidenten në detyrë,  Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti dhe liderët e partive politike, duke përfshirë atë të PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin në dorëheqje të LDK-së, Isa Mustafa, liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26-vjeçari serb Nikola Jokiq rezultoi protagonist absolut në fitoren e…