Pas vizitës në Serbi, Lajçak nuk vjen fare në Kosovë, kthehet në Bruksel

20 prill 2022 | 18:41

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është kthyer në Bruksel pas vizitës në Serbi, duke mos e vazhduar vizitën edhe në Kosovë, siç ka nodhur në të shumtën e rasteve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se Lajçak ka takim me shefat e delegacioneve të të dy vendeve, përkatësisht Zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Si pjesë e punës së tij, Emisari Special i BE-së do të vizitojë gjithashtu partnerët në rajon”, tha Stano në një përgjigje për RTK-në.

Megjithatë, Stano nuk tregoi se për kur planifikohet vizita e radhës.

Pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket targave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komanda ushtarake e SHBA-së në Evropë, ka njoftuar për një…