Ushtarët e FSK-së në stërvitje të përbashkët me Forcat Speciale amerikane

20 prill 2022 | 18:36

Komanda ushtarake e SHBA-së në Evropë, ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe Forcave Speciale amerikane.

Njësia Speciale e Ndërhyrjes së shpejtë e FSK-së është trajnuar sot nga Forcat Speciale të ushtrisë amerikane për teknikat e bartjes së të plagosurve.

“Njësia Speciale e Ndërhyrjes së FSK-së në Kosovë ka kryer teknika të transportit të viktimave gjatë një stërvitje dypalëshe stërvitore me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane në Prishtinë. Ne trajnojmë vazhdimisht me partnerët tanë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensku ka folur këtë pasdite pas vizitës…