Pas vrasjes në ‘Bllok’, Elvana Gjata rikthehet me koncertet

10 shkurt 2019 | 16:08

Elvana Gjata më në fund do rikthehet, por jo në Tiranë. Këngëtarja e famshme shqiptare do të ngjitet në skenë pas muajsh ndërprerje, në Prishtinë, më 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Do të jetë një recital akustik i ngjashëm me atë që bëri në Tiranë e shoqëruar nga violinisti i shquar Olen Cesari.

Koncerti pritet të mbahet në një teatër të njohur në kryeqytetin e Kosovës. Lajmin e konfirmojnë për “Mapo” njerëz të afërt të këngëtares që po merren me organizimin e eventit.

Gjithçka do të jetë nën kujdesin e bashkëshortes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Zonja Haradinaj po merret vetë me çdo detaj.

Këngëtarja bukuroshe ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t’u rikthyer, duke shmangur mesa duket me qëllim Tiranën, një qytet që i solli shumë lëndime pak muaj më parë, ku i dashuri i saj u përfshi në një përplasje të armatosur që u shoqërua dhe me një viktimë. Ngjarja tronditëse e bllokut, ku u ndeshën dy grupe rivale.

Që prej asaj dite, këngëtarja e njohur u largua nga vendi. Ajo u komentua gjatë në rrjetet sociale, shpesh dhe u sulmua për lidhjen me një personazh të kronikës së zezë. Deri më sot, flitej shumë për thyerjen e heshtjes dhe rikthimin e saj.

Pavarësia e Kosovës ngjan një rast ideal për t’u bërë prezente, duke shmangur me finesë Tiranën. Një lloj hakmarrje e saj, ndaj qytetit që i solli shumë trishtim.

Koncerti do të nisë më 17 shkurt në Prishtinë me këngë patriotike, më pas me recitalin e plotë të Elvanës. /Mapo/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica e ka shënuar…