Pasagjeri i infektuar me COVID-19 vdes në aeroplan, flasin nga policia gjermane

02 nëntor 19:56

Në një aeroplan që po udhëtonte nga Stambolli në drejtim të Hamburgut gjatë 25 tetorit, ka humbur jetën një burrë.

Pasagjeri i vdekur është vërejtur vetëm kur aeroplani zbriti në Hamburg, e më vonë u konfirmua se kishte qenë i infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore të Hamburgut kanë konfirmuar incidentin në pyetjet e RTL.de, por shtrohet pyetja sesi burri i infektuar me coronavirus ishte futur në aeroplan, transmeton Telegrafi.

Në fakt, kushdo që niset në udhëtim me aeroplan duhet të ketë si dëshmi certifikatën e vaksinimit të plotë apo testin negativ të COVID-19.

E sipas policisë së Hamburgut, ekzistojnë disa mënyra që pasagjeri i infektuar të mund të jetë futur në aeroplan.

“Ndoshta nga mosdija që është i infektuar. Testi i rrejshëm ka rezultuar negativ apo ka qenë me dy doza i vaksinuar dhe të jetë i infektuar. Por këto janë vetëm spekulime”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Madje ekziston mundësia që burri të ketë vdekur para fluturimit, dhe se trupi i tij të jetë futur në aeroplan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Dragash…